• |
ide | kryesore

Berisha nga Berati tregon planin se ç’do të bëjë pas përfundimit të foltoreve

-Instant, Të fundit



Sali Berisha ka treguar axhendën e tij të ardhshme gjatë takimit të 11 të foltores ne Berat. I pyetur nga një militant se cilat janë planet e tij të ardhme Berisha ka thënë se firmat janë mbledhur, se statuti i PD-së e ka taksative se 1/4 e anëtarëve e mbledhin Këshillin Kombëtar. “Javën tjetër ne do të shpallim datën se kur do të mblidhet ky këshill” tha ai në Berat. “Ju informoj me kënaqësi se kuorumi mbi 50% është tejkaluar me kohë dhe ne do të mbledhim Kuvendin Kombëtar, do të bëjmë ndryshimet thelbësore në statut, do të hapemi drejt fraksioneve, do të bëjmë gjithçka që të vijnë ata të cilët kanë vendosur një tullë në këtë godinë dhe në këtë parti. Do të bëjmë një forcë politike model, konservatore’, u shpreh Berisha.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *