• |
ide | kryesore

Elon Musk, së shpejti trilioneri i parë në botë

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Elon Musk,  mund të bëhet trilioneri i parë në botë me SpaceX.

Sipas tyre ,Musk është tashmë personi më i pasur në botë me një vlerësim aktual prej 241 miliardë dollarësh.Pjesa më e madhe e pasurisë  vjen nga kompania e tij e automjeteve elektrike ”Tesla”, por me rritjen e SpaceX në eksplorimin dhe turizmin e hapësirës, ​​janë rritur mundësitë që Musk të jetë trilioneri i parë në botë. Gjithashtu edhe analisti i ”Morgan Stanley” , Adam Jones është shprehur se që nga fillimi i tij në 2002, SpaceX “ka sfiduar çdo ide të paramenduar për atë që ishte e mundur dhe afatin kohor të mundshëm, në drejtim të raketave, automjeteve të lëshimit dhe infrastrukturës.“Më shumë se një klient na ka thënë se nëse Elon Musk do të bëhej trilioneri i parë … nuk do të jetë për shkak të ‘Tesla’-s. Të tjerët kanë thënë se SpaceX përfundimisht mund të jetë kompania më e vlerësuar në botë  në çdo industri”, deklaroi Jones.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *