• |
ide | kryesore

“Foltorja” e Beratit, Berisha paralajmëron protesta masive për rrëzimin e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me mbështetësit demokratë të qytetit të Beratit, tha se qëllimi i tij përmes “foltoreve” është të rikthejë Partinë Demokratike aty ku e ka vendin. Ai paralajmëroi protesta masive, me qëllim largimin e kryeministrit Rama dhe rikthimin e PD në të gjitha parimet e saj demokratike.

“Ne kemi tetë vite në vendnumëro dhe prapa ktheu. Kjo ndodh se Edi Rama për arsye anti-shqiptare, në një kohë që Evropa krijonte nismën e Berlinit, ky bashkohej me Novisadin, që do të thotë hegjemoni serbe në rajon. Ne duhet të bashkohemi me Evropën. Asnjë vend në BE nuk i është dëmtuar prodhimi bujqësor, sepse kanë kuota dhe subvencione të barabarta për të gjitha vendet. Në rrafshin politik, në një rajon që ka dalë nga luftërat, konfliktet, aleancat nuk sjellin asgjë të mirë, përkundrazi nxisin konfliktualitetin, e në fund, po të shihni zhvillimet që patëm këtë vjeshtë në Ballkan përreth Kosovës janë zhvillime që kanë ndodhur 20 vite më parë.

Në 5 vitet e fundit janë larguar nga Shqipëria 500 mijë shqiptarë, po ndodh pastrim etnik. Edi Rama me një të rënë të lapsit heq 20 mijë familje nga ndihma ekonomike. Në kohën tonë ishin 140 mijë familje që përfitonin ndihmë ekonomike, e ne menduam të shtonim dhe 40 mijë familje të tjera, Shqipëria nuk e zhduk dot varfërinë, por mjerimin e zhduk në mënyrë përfundimtare. Këto ndodhën sepse kishte një opozitë të paaftë për të ndaluar këto zhvillime. Opozita dështoi në çdo nismë që ndërmori në 8 vite. Ndodhen me një opozitë, që u tha shqiptarëve se do të mbrojë votën dhe s’e mbrojti atë. Dramë e madhe ishte 25 prilli për shqiptarët. Edi Rama përdori metodat kurrë të përdorura më parë për vjedhjen e votës. Edi Rama shpërndau vetëm gjatë muajit prill mln euro për të blerë vota në zonat e tërmetit. Kreu i opozitës, në vend që të dilte në shesh në mbrojtje të votës tuaj, në vend që të mbusht sheshet, u kthye dhe po merret me karrigen dhe zgjedhjet e tij.

Na bëri një dëm të jashtëzakonshëm, sepse duhet ta penalizonim Edi Ramën për atë që ndodhi. Kjo përbën tradhti të vërtetë ndaj votës tuaj. Ku qëndron Sali Berisha në këtë çështje? Padiskutim që unë kam përgjegjësi përpara jush ndaj kërkoj ndjesë. Në vitin 2017 kur i thash të jepte dorëheqjen dhe ai rfuzoi, unë duhet të rikthehesha për të vijuar betejën. Një fjalë thotë më mirë vonë se kurrë. Nuk është vonë të mbrosh për atë që beson. Jam midis jush, me qëllimin kryesor që të ringrejmë së bashku PD, në idealet dhe fuqinë e saj. Ti rikthejmë asaj votën, besimin te vetja. Ta përgatisim atë në një betejë dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Atyre që i dhunohet vota, ata kanë protestën dhe vetëm protestën, ndaj jam dhe këtu te ju me besim të plotë, te çdo demokrat, që të përgatiten për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk meritojmë ne të jemi votëshkelur, vullnet vjedhur, ne do të bëhemi qytetar të lirë. Tani për tani, Edi Rama ka marrë peng Bashën, i cili pasi u zgjodh, harroi çdo interes tuaj, e ka kap një frikë dhe tmerr nga ju, nuk takon asnjeri prej jush.

E përkundrazi, paraqet takimet dhe mbledhjet tona si anti-amerikane, ku këto janë pro-amerikane e të tilla do të mbetet. Këto foltore, kanë si qëllim të mbrojnë sovranitetin e forcës sonë politike. Një forcë politike po nuk qe sovrane, nuk vjen kurrë në pushtet, s’ka dinjitet. Ne jemi patriotë dhe kemi interes të parë atë kombëtar. Ndaj dhe ne qëndrojmë plotësisht në këto parime. Foltorja jonë është për bashkimin e demokratëve. Të atyre që gjatë qeverisjes i dhanë Shqipërisë ndryshimin. Të atyre që në këto vite derdhën djersë. Ata që nuk janë sot në këtë sallë dhe e konsiderojnë veten mbështetës së Bashës, që të gjithë janë mbështetës të PD, por një njeri që çon nga humbja në humbje, që regjistron 4 humbje me radhë, ka dorëzuar 4 beteja të pabëra, duhet të hapë rrugën.

Ne na kujtohen sekretarët e parë të rretheve i emëronte byroja politike, nëse ne jemi PD dhe i zgjedhim vetë kryetarët e partive”, tha Berisha.



3 Comments

  1. Gazetaria nuk prodhon vlera të qënsishme siç bëjnë studimet gjithpërfshirës e historisë intelektuale. Ka komente e analiza të moderuar prej gazetarëve të mirë, por shpesh analizave te tyre u mungon fotografia më e madhe, “kapaciteti për të edukuar njerëzit në sistemet e tyre të besimit”. Ajo që mungon në këtë analizë është arsyeja “pse njerëzit gabojnë në gjykimet e tyre mbi mjedisin politik”. Parullat dhe memet e mediave sociale nuk janë zëvendësim i arsyeshëm për të kuptuar intelektualizmin. Në to nuk ka dëshirë për të gërmuar më thellë në njohuritë filozofike dhe historinë politike në përgjithësi,e atëherë keqkuptimi që vjen nga një mungesë kaq e madhe edukimi do të përjetësohet në një kulturë shkatërruese luftëtare. Gjërat po keqësoheshin edhe para zgjedhjeve të 2021 në mejdisin politik të PD, por në një kohë të shkurtër ato janë përkeqësuar. Në një mjedis aspak të qytetëruara e të luftimeve të forta “partizane”, secila palë beson se ka pretendimin për të udhëhequr “të djathtën” bazuar në grupin e vet të vlerave. Teoritë nuk vijnë nga askund, ato vijnë nga dëshira për të parë rendin e veçantë që duhet të ketë mikrobota ime e veprimit, e cila prodhon botëkuptime të “paarsyeshme”
    Mua më vjen mirë në këtë ambjent anarkik vlerash në PD, sepse ky është një fillim i mirë për përcaktimin e gjendjes së “luftës historiko-kulturore-civilizuese në nivel partiak”. Ka shumë për të thënë, por, në thelb, është një konflik i ndarjes e interesave ekonomike e cila po luftohet me metaforizma.
    Ekziston një problem madhor te ne për të cilin mund të bien dakord që termat “e majta dhe e djathta” ‘janë të keqkuptuar dhe janë ngatërruar në polemika të shumta e të kota. Ekziston një konservatorizëm i caktuar ideologjik në reagimet e fundit gazetareske për kaosin në PD, Ka një tendencë për të fajësuar agjendat e majta të quajtura “Soriane” të cilët sollën situatën kaotike shpërthyese në PD. Arsyet janë më shumë se kaq.
    Për ne shqiptarët që jemi jashtë SH.B.A. analiza historike e politikës amerikane është e pakundërshtueshme e mbizotëruese, dhe jemi të bindur për mirë në paradigmën historiko-filozofike se” Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë udhëheqëse e botës së lirë e demokratike”.

    Degradimi i shtetit sjell në mënyrë të pashmangshme largimin e popujve të shoqërizuar me ne, turbullimin e ushtrisë në luftë, shkatërrimin kombëtar, humbjen e pavarësisë. […] Dikur, në thellësitë e veta ku ndodhej, mbarë vendi më dha besimin që ta nxirrja plotësisht në rrugën e shpëtimit. Sot, përpara sprovash të mëdha që atij i duhet të përballojë, populli le ta dijë se unë jam i gatshëm për të marrë përsipër detyrat e Republikës.

    Po çfarë dëshiron konkretisht Berisha? Pa dyshim, edhe ai vetë e ka të vështirë ta perceptojë. Më shumë se kurrë, ai ndjen peshën e luftës absurde plitike qe po ben, i dhemb ftohja qe ndjen nga distancimi i PD se arsyeshme, e tmerron lodhja e opinionit publik me të, e sidomos presionin ndërkombëtar,

    Amerikanët e kanë ndihmuar me shumë bujari shqiptaret, por ata dinë shumë mirë ta vënë në përdorim intuitën e tyre, qoftë për të mirë, qoftë për të keq.

    “natyra e pandryshuar e gjërave.
    E kam thënë dhe po e përsëris, se në kohën e sotme nuk ka dhe nuk mund të ketë Evropë tjetër të ndryshme nga ajo e shteteve që e përbëjnë, sigurisht pa futur këtu mitet, trillet dhe paradat lart e poshtë. Evropa e integruar, siç thuhet, ku nuk do na paskësh politikë, do të duhej të varej nga një dikush tjetër nga jashtë, i cili, edhe ai do të duhej të na kish dikë tjetër përmbi vete.

    Vdis para se të vdesësh Kurani
    Ndërhyrja shkon mirë, por pavarësisht se kreu i shtetit arrin ta përballojë, përsëri nuk përjashtohet rasti se edhe ai është një vdekatar, si gjithë të tjerët

    Për Berishën ende nuk ka trokitur ora që të realizojë objektivën, konkretisht çlirimin e PD ndaj fuqisë amerikane, por, në pritje, ai përcakton territorin e vet e vendos disa piketa. Ata jankit e dreqit nuk pranojnë moral-politikën e tij, por duhet që ta pranojnë ndryshe “foltoret” do kthehen ne bajoneta.

    Nga “foltoret” e Berishës asgjë nuk vlen, asgjë s’po ndodh e, megjithatë, gjithçka po ndodh. Sa shumë shpërfillshmëri nga opinjoni i gjërë publik. Në një mjedis aspak të qytetëruara e të mendësisë së luftës “partizane”, ish komunisti Berisha beson se ka pretendimin për të udhëhequr “të djathtën” bazuar në grupin e vet të vlerave. Në këtë ambjent anarkik vlerash në PD, janë premisat e një fillim i mirë për fillimin “ e betejes historiko-kulturore-civilizuese në nivel partiak”. Parullat e sallave dhe memet e mediave sociale nuk janë zëvendësim i intelektualizmit politik. Ka nje problem madhor në “foltoret” e Berishës ku termat “e majta dhe e djathta” janë të keqkuptuar,dhe janë ngatërruar në polemika të shumta e të kota. Berisha ka një tendencë për të fajësuar agjendat e majta të quajtura “Soriane” të cilët sollën situatën kaotike shpërthyese në PD. Arsyet janë shume më shumë se kaq dhe ai është më kryesori. Po çfarë dëshiron konkretisht Berisha plak? Pavdekshmëri! E pa mundër dhe ai është i vdekshëm si të gjithë ne. Pa dyshim, edhe ai vetë e ka të vështirë ta perceptojë situatën ku e ka futur veten. Më shumë se kurrë, ai ndjen peshën e luftës absurde plitike që po bën, i dhemb ftohja që ndjen nga distancimi i PD së arsyeshme, qytetëruse, e tmerron lodhja e ftohja e opinionit publik me të, e sidomos injorimi ndërkombëtar. Për shqiptarët sot analiza historike e politikës amerikane është e pakundërshtueshme e mbizotëruese, dhe jemi të bindur për mirë në paradigmën historiko-filozofike se” Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë udhëheqëse e botës së lirë e demokratike”. E pra, dije Z. Berisha se sa herë do të na duhet të zgjedhim, ne shqiptarët do të zgjedhim Evropën dhe Amerikën dhe jo anarkine tënde pseudopolitike-patriarkale .

    Ne nuk duam të pushtohemi. Kjo është ajo çka na intereson! Kurse mjetet që përdoren për të mos u pushtuar janë tjetër gjë. Dhe në këtë mes ka shumë rëndësi se çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    . “Asgjë nuk vlen, asgjë s’po ndodh e, megjithatë, gjithçka po ndodh. Por sa shumë shpërfillshëm!”,- shkruan ai, duke huazuar një ide të Niçes, mbi librin e artë të ambasadorit. (Jo! Gjithçka është e njëjtë, asgjë nuk vlen, nuk ka vlerë asnjë kërkim, nuk ka më as edhe ishull të lumtur! – “Kështu foli Zarathustra”, Niçe – Shënim i redaktores)
    Përkufizimet e empatisë përfshijnë një gamë të gjerë gjendjesh emocionale.Në këtë rast Empatia në kuptimin më të gjerë i referohet një reagimi të një individi ndaj gjendjes emocionale të tjetrit. Empatia çon në simpati ndaj shqetësimit të tjetrit

    Janë pabarazitë sociale, padrejtësitë shoqërore, mëritë e vogla, njerëz meskine që kanë sjellë një mbushje të sallave të “Foltoreve” të Berishës dhe jo një mbështetje për Berishën i akuzuar nga SHBA si i kooroptuar. Këta masa njerëzish që mbushin “Foltoret” kanë humbur besimin se partia e tyre e ata do dominojë politikisht në vënd. Prezenca e tyre lidhet me shumë me vlerësimet dhe preferencat personale ndaj Berishës, sesa me kontekstin politiko-moral ku ndodhet Berisha. Berisha u ofron këtyre njerëzve me një mori interesash të pafund e të vogla “një mjedis kulturor, social –politik zhvillimor dhe pafundimisht artikulime fjalësh pa një sens ideologjik. Ky zhvillim në “Foltoret” është në përputhje me ata që ende besojnë se “Berishizmi” me gjithë paqartësinë e tij është ende i dobishëm në modelin e demokracisë shqiptare dhe interesin e tyre.
    Kjo “lëvizje” e ndan PD në dy grupe homogjene dhe antagoniste, “njerëz të pastër të aftë e të paepur, dhe njerëz të paaftë të koroptuar, e të dobët ” Berisha me autoritetin dhe ligjimitetin e ish kryetarit të PD e maskon veten si përfaqësues i mjedisit nga ai erdhi nën një mbulesë progresive tërheqëse duke eufemizuar veten në raport me qëndrimin e tij pro Bashës në të kaluarën e duke artikuluar një ligjerim post-politik si morali, modernizimi i partisë, atdhetarizmi, progresi e kështu me radhë. Ai mundohet me karizmën e tij tu ofroj shtresës së të pakënaqur të militantëve, ripaketimin e “Berishizmin” me elementë të tillë si përparim,modernitet, emancipim etj ri-artikulime të “sinqerta”. Ai me diskursin e tij ofron një kuadër të përgjithshëm konceptual e të amullt politik të “lëvizjes” së tij për të maskur real-politiken ku ndodhet.Uroj që kjo lëvizje personale e padobishme e tija të gjeneroj zhvillime demokratizuese e zhvillomore të PD.

  2. O ti idiot me arsim gjysmak, ke bashkuar komentet tua në gjendje hipnotike prej hashashit që përdor, se vetëm llogje e retorikë boshe ke shkruar, pa u mbështetur në faktee argumenta.

    kur të jesh esëll lexoje edhe një herë çfarë budallalliqesh ke shkruar, dhe mos shkruaj më i bërë dru prej hashashit, ose gjej ndonjë lloj hashashi më cilësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *