• |
ide | kryesore

I kërkuar për drogë prej 2 vitesh, arrestohet 36-vjeçari në Kapshticë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndalohet një shtetas në kërkim, i dënuar me 6 vjet burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Markel Jani, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 20.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *