• |
ide | kryesore

Kim dhe Kanye falenderues ndaj këtij personi

-Instant, Paparazzi, Slider

Takimet e Kanye West, tanimë i njohur ligjërisht si Ye dhe Kim Kardashian kanë bërë lëmsh gjithë rrjetin gjatë gjithë kësaj kohe, gjë që ka nxitur dyshimet se ata mund të jenë rikthyer bashkë dhe të kenë hequr dorë nga divorci.
Mirëpo, asgjë nuk është ashtu siç duket, pasi siç e thonë edhe burimet, dyshja kanë vendosur që të ndahen ligjërisht.


“Asgjë nuk ka ndryshuar. Ata nuk janë rikthyer bashkë. Ai ëshë ende familja e saj dhe janë miq. Kanë punuar për në miqësinë e tyre për fëmijët dhe vazhdojnë të mbështesin njëri -tjetrin. Ai gjithmonë do të jetë familja e saj dhe ata gjithmonë do të mbështesin njëri –tjetrin”, tha një burim për “Page Six”.
Kujtojmë që Kim u paraqit për divorc nga reperi në shkurt të këtij viti.


Dyshja mund të divorcohen, por ato po komunikojnë më mirë dhe kjo falë mamasë së Kim, Kris Jenner.
Dyshja kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe dhe kjo është bërë publike jo rrallëherë në media. Madje Kim ndihmoi reperin, tani i njohur ligjërisht si Ye, në promovimin e albumit të tij, Donda.
“Kanye dhe Kim kanë komunikuar më mirë kohët e fundit…Ai po i sheh fëmijët edhe më shumë. Për shkak të kësaj, ata po kalojnë më shumë kohë së bashku. Më në fund ata janë në një vend të mirë. Kris me të vërtetë ndihmoi Kanye dhe Kim të komunikonin më shumë.“, tha burimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu