• |
ide | kryesore

Pas vrasjes në shesh-xhirim, flet aktori Alec Baldwin: S’kam fjalë…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aktori hollivudian Alec Baldwin ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në sheshin e xhirimit ku ai vrau aksidentalisht një kineaste dhe plagosi rëndë regjisorin.

Nuk dihet ende se si arma e tij ishte mbushur me plumba të vërtetë dhe pas dhënies së dëshmisë ai është lënë të shkojë në shtëpi nga policia që e ka konsideruar gjithçka si aksidentale. Në disa postime në Twitter, aktori u shpreh se ishte në kontakt me bashkëshortin e saj dhe i kishte ofruar mbështetje.

“Nuk ka fjalë që përshkruajnë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që mori jetën e Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar thellësisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi.

Unë jam në kontakt me burrin e saj, për t’i ofruar mbështetje atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna”, – ka shkruar Baldwin.

Hutchins u dërgua në spital me helikopter pas incidentit në xhirimet e filmit “Rust” , por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Legen..karma is a bitch! Mjaft ke vjelle helm kunder amendamentit 2..e shef qe arma nuk vret vete po vrasin idiotet qe e mbajne.

  2. O pleh I felliq. Jane pasojat e Trump Derangement Syndrome o I degjenerur. Hajt se ferrin e ke te sigurte po edhe ne toke jeta verem do te behet o vemje e peshtire e perversave te Holliwoodit

  3. Pikërisht se ka qënë kundër armëve dhe ja punuan rengun. I kanë vënë qëllimisht plumbat e vërtetë vetëm për ta diskretituar e shkatërruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *