• |
ide | kryesore

Promovimi i Ballukut/ Erion Veliaj kthehet me urgjencë nga Tel-Aviv drejt kryeministrisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Problemet e qytetarëve të Tiranës me transportin e reduktuar deri në përgjysmim, nuk ia prishën qetësinë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që ishte për një vizitë në Tel-Aviv. Por sapo kryeministri Edi Rama ia kaloi kompetencat për zgjidhjen e situatës Belinda Ballukut, Veliaj është kthyer me fluturimin e parë në krye të detyrës.

Ndërsa një ditë më parë, Veliaj u shfaq në rrjetet sociale në Izrael, ndërsa sot në mëngjes është shfaqur në një aktivitet të kryeministrisë me kryetarët e Bashkive.

Lexo edhe: Mesazh i fortë i Ramës ndaj Veliajt/ Çon Bela Ballukun t’i dalë për zot punëve të Tiranës

Me flokët e shpupurisur dhe veshjen casual, Veliaj është ulur në rreshtin e parë të kryebashkiakëve që ishin sot në një takim në kryeministri. Mbetet për t’u parë nëse elementi “Balluku” do t’i japë një hov të ri menaxhimit të punëve të Tiranës, apo Veliaj do të jetë njësoj i painteresuar për situatën e transportit dhe të menaxhimit të territorit në kryeqytet.



3 Comments

  1. Andi Bushati përplaset me Grida Dumën: O servilë të Ambasadave, e hodhët kufomën e Sali Berishës tek këmbët e Edi Ramës

  2. Asnje nga problemet qe ngrene pronaret e firmave te transportit publik ne Tirane nuk eshte kompetence e Bashkise. Te gjitha te qeverise jane. Pozicioni i Bashkise mbi keto ceshtje ska asnje gjase te jete autonom. I ka thene EV mos i p*rdh ata, tani qe po i krijojne probleme me qytetaret detyrohet tju coje Ballukun. Ky miku i Pjerinit i ben keto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *