• |
ide | kryesore

Rakacolli: Vaksinimi i studentëve, e vetmja mënyrë se si ambienti të qëndrojë i shëndetshëm

-Instant, Lajme, Të fundit

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se vaksinimi i studentëve, që tashmë është bërë me detyrim, është i vetmi instrument që ambientet universitare të jenë të shëndetshme. Ajo u pyet nga gazetarët gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me faktin se pse duhet të jetë ky proces me detyrim.


“Vaksinimi është pjesë e sigurimit të këtij ambienti të shëndetshëm. Studentët janë të bindur se mënyra se si të sigurohet ky ambient i shëndetshëm, është vaksinimi”, tha ajo.


Mes të tjerash ajo i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat.

“Të nderuar qytetarë, duke u bazuar në analizën e situatës, duam t’ju vënë në vëmendje rëndësinë e procesit të vaksinimit. Rendjen e vaksinimit të atyre grupeve që janë më të rrezikuar, studentët, mjekët, etje dhe të ndalojmë grumbullimet. Duhet të mbajmë maskën në ambientet e mbyllura dhe evitimin e qëndrimit në vende me grumbullim. Që mos të përjetojmë atë nivel infeksioni që përjetuam vitin e kaluar, duhet të respektojmë me rigorozitet masat.”, pohoi Rakacolli.

3 Comments

  1. Rrakabytha rrakapjerdhsi.
    Kur te vdesesh mos i dil dreqit para se ke per ta trem. Shkerdhate femer.
    Po me shkerdhate qeka ai qe te qinte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu