• |
ide | kryesore

Rama godet kryetaret e bashkive per pastertine e mjedisit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjatë takimit me kryetarët e Bashkive, kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për punën e të cilit tha se ishte “simboli i të fjeturit gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut”.


Në takim, Rama tha se Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro do të jetë e pranishme gjatë miratimit të buxheteve, ku duhet të jetë medoemos i parashikuar buxheti për pastrimin “edhe sikur i gjithë buxheti të shkojë për pastrimin” tha Rama.


Ndër kryebashkiakët e tjerë që kryeministri Rama i thumboi ishte ai i Kamzës, i Durrësit dhe i Elbasanit. “Jam i habitur se si asaj gropës septike në Kamëz nuk ia kanë vënë emrin Green Peace” tha Rama.

Ndërkohë Mirela Kumbaro solli shembuj të kazanëve të plehrave në Himarë, Vlorë, Kavajë dhe Elbasan, duke thënë se situata duhet të marrë fund. Shembujt më të mirë që përmendi Rama dhe Kumbaro ishin Lezha dhe Korça.

2 Comments

  1. U zgjua nga gjumi letargjik gomari plak i Surrelit🤮😂🙈prap fajin ja ka opozita apo foltorja🤮🤮💩🤥

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu