• |
ide | kryesore

Rama paralajmëron sanksione për kryetarët: Ju marrim bashkinë dhe shkoni në prokurori

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sanksione për bashkitë që nuk pastrojnë plehrat. Në mbledhjen me kryebashkiakët, Rama tha se do të shkojnë deri aty sa atë marrin nën administrim bashkinë dhe kryetari të përfundojë në prokurori.

“Ne do të ecim edhe me sanksione që do të shkojë  deri në marrjen në administrim të bashkive, me çuarjen e kryetarit në prokurori. ky do të jetë fundi i rrugëtimit të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partnerët e duhur në territor që do ta bëjnë natën ditë që të garantojnë që në sezonin e ardhshëm Shqipëria të jetë shembull i pastërtisë. Nuk i kushtin asgjë askujt”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u tërhoqi vëmendjen kryebashkiakëve për vendgrumbullimet e paligjshme të mbetjeve, ndërsa tha se qeveria do të ndërhyjë në buxhet. Sipas kryeministrit, nuk do të miratohet buxhet nëse në të nuk parashikohet pastrimi.

Ndër bashkitë më të kritikuara nga Rama është Himara dhe kampione Lezha.



8 Comments

  1. DMTH PO NUK BEHET MIRE PASTRIMI SHKON NE PROKURORI POR NQS E BEN TENDERIN E PASTRIMIT ME 10-FISHIN E KOSTOS SKA ASNJE PROBLEM ATEHERE JE NE RREGULL ME LIDERIN, KIMETEN DHE A-SPAK-un!

  2. E para, KM degjeneron dhe kerrcenon hapur Kryetaret e Bashkive, jo te emeruar nga ai, por te zgjedhur me vote nga qytetaret e tyre dhe krejt te pavarur nga qeveria qendrore. Qe ketu kemi shkelje te rende te rregullave demokratike.

    E dyta, i shantazhon duke ju kerkuar ti cojne me detyrim percaktim mbetjet e grumbulluara ne landfillet dhe inceneritoret e territoreve perkatese, nga te cilet ama Bashkite nuk kane asnje perfitim, por vetem kosto! Me llogjiken e KM fiton mjedisi, fitojne pronaret e landfilleve/inceneritoreve, paguajne Bashkite (pra qytetaret me taksat e tyre!).

    Pse te mos hyjne Bashkite ne aksionariatet e shoqerive te landfilleve/inceneritoreve dhe kene perfaqesues ne keshillat e administrimit?! Pse te mos perfitojne nga te ardhurat, duke ftohur keshtu kostot e tyre per kete ceshtje?!

    E keshtu me rradhe…

    Turp i madh, gjithesesi, kur e therret Gjergj Goron “Jorgo” (me qellim ta denigroje) dhe akoma me turp kur na servir per model Pjerinin!!!

    Dhe shkruani ndonje rresth, se ju harxhuan lapsat me Saliun dhe Lali Erin…

  3. Tani ka zbritur nga hapsira ky dreq,se ishte me mision bashke me Lylsat2 per te pare nga hapsira pisllikun Shqiptar,ptyyyy t’u shofte fara ,rrace e felliqur,flet sikur kete vend ta kete qeverrisur ndonje jashte toksore dhe jo ti qe ke 8 vite qe tall trapin.

  4. Sa here qe ka nje pisllik per te bere del e kercenon . Do shikoni se prapa ketyre kercenimeve nje nje megavjedhje e parapregatitur nga palloshi . Keshtu ka vepruar gjithmone . Eshte bere shume i lexueshem . Pikerisht Himara dhe Lezha , ky kerkon plehrat dhe bregdetin .

  5. DO TE MARRESH EDHE PUSHTETIN VENDOR VETE OR KAR ME SYZE. TI RREGULLO PUNET E TUA QE I KE ME BREKE NEPER SHALE E MOS U MERR ME VENDORIN SE PUSHTETI VENDOR ESHTE I PAVARUR OR PALL . PSE NUK BEHESH MBRET?

  6. Tani qe do leshoje satelitet do t’a kete shume me te lehte te shikoje nga lartesia githe teritorin e vendit.
    Lideri yne global po pergatitet te instaloje erdoganizmin total ne kete vend.
    Mjere ky vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *