• |
ide | kryesore

Situata me mbetjet/ Rama: Bashkia e Himarës është simboli i të fjeturit gjumë dhe maskarallëkut

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama u foli me tone të ashpra në mbledhjen me kryetarët e bashkive dhe prefektët, për të folur për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve. Sa i përket zonave bregdetare, Rama kritikoi veçanërisht Bashkinë e Himarës duke thënë se është simboli i të fjeturit gjumë dhe maskarallëkut.


“Nuk ka shqiptar që vjen në Shqipëri për të kaluar pushimet që nuk ngacmohet nga këto pamje, të cilave duhet t’u japim fund patjetër. Sot situata është në udhëkryq dhe nga ky udhëkryq duhet të dalin tani, jos pas disa vitesh. Janë vendgrumbullime abuzive, kriminale, në raport me ligjin që çdo ditë përdoren nga ju. Kemi pirgjet e plehrave lartë e poshtë dhe që janë të panumërta anembanë, të cikat jo çdo ditë pastrohen prej jush”, tha Rama.


Kryeministri shtoi se edhe sikur i gjithë buxheti i bashkive do të duhet të shkojë për pastrimin, atëherë do të duhet të ndodhë kështu. “Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë pisanjosë. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë tani”.

3 Comments

  1. PO ky JORGOJA e ka mendjen tek tenderat e konsulences harxhon leke pafund per studime fizibiliteti me kompani fantazma qe i ka hapur farefisi i vet dhe ky derdhe leket nga buxheti i Bashkise ne llogari bankare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu