• |
ide | kryesore

SPAK arreston avokatin, i kërkoi 12 mijë euro familjes së të dënuarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Tiranë është prangosur avokati lavdosh Shehu. Ai i kërkoi 12 000 euro familjes së një të dënuari duke i premtuar ekstradimin nga Italia duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas njoftimit të SPAK “janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin të arsyeshëm se shtetasi L.Sh., me profesion avokat, ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F.H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të shtetasit F.H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri”

Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F.H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2020.

Ngjarja u denoncua nga emisoni investigativ “STOP”, i TV Klan.

 

 



1 Comment

  1. Andi Bushati përplaset me Grida Dumën: O servilë të Ambasadave, e hodhët kufomën e Sali Berishës tek këmbët e Edi Ramës,nje nga avokatet e klanit të argites dhe familjes salih saliban berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *