• |
ide | kryesore

Aksident në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjirokastër-Tepelenë. Policia informon se tre persona kanë mbetur të plagosur pasi makina me te cilën ata udhëtonin doli nga rruga dhe u rrëzua disa metra poshte.

Informacioni paraprak i policisë

Rreth orës 17:10, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin R. K., ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi R. K., rreth 35 vjeç, banues në Skrapar, pasagjerët, shtetasit J. T., 56 vjeç, banues në Greqi dhe S. C., rreth 50 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *