• |
ide | kryesore

Ngo’o duhet të jetë gati për derbin: nëse nuk ia del, Shehi ka planin B

-Instant, Sport



Do të jetë gati për derbin apo jo Michael Ngo’o: kjo është dilemma e vetme e teknikut të Tiranës Orges Shehi, përpara përplasjes së të hënës kundër Partizanit e bashkë me të edhe formacioni do të jetë peng i formës së anglezit, që ka një marzh të lartë përmirësimi, por ishte ai që ndjeu më tepër sfilitjen e Covid në ndeshjen me Teutën.

Natyrisht tekniku shpreson që ta ketë të gatshëm shtatlartin, që për vetë staturën që ka shërben për të mbajtur të impenjuar prapavijën kundërshtare, pa llogaritur kualitetin para portës, por nëse frymëmarrja vazhdon ta shqetësojë anglezin atëherë një valzer do të pushtojë formacionin bardheblu.

Kështu, Limaj mund të preferohet të asistojë Seferin që do të kalojë në qendër e Xhixhën në krahun tjetër të sulmit të deklaruar me tre.
Najdovski në këtë rast do të ngjitet mesfushë në krah të Totre e një mes Hotit e Tolit, ndërsa në mbrojtje vendin e maqedonasit do ta marrë Behirachte, që do të formojë qendrën me Hoxhallarin me Tosevskin e Ismajlgecin në krahë.

Sigurisht, Shehi shpreson që e gjithë kjo lëvizje të mbetet si plani B e Najdovski të luajë në qendër të mbrojtjes, duke rikthyer formacionin top e Limaj të marrë regjinë në mesfushë, duke i lënë qendrën e sulmit Michael Ngo’o, lojtarit për të cilin dikur u interesua edhe Partizani, por që në derbi rrezikon ti bëjë keq…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *