• |
ide | kryesore

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal, Manastirliu: Javën tjetër do të mbërrijnë rreth 200 mijë vaksina

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se  ka nisur nga qendra shëndetësore numër 10 në kryeqytet fushatën e vaksinimit kundër gripit sezonal, me 35 mijë vaksinat e para të mbërritura në vend. Sipas ministres javën e ardhshme do të mbërrijnë në vendon tonë rreth 200 mijë.
“Nga dita e sotme po shpërndahen 35 mijë vaksinat e para të gripit sezonal. Javën tjetër mbërrijnë në Shqipëri rreth 200 mijë vaksina kundër gripit. Vaksinat e gripit janë përfshirë në kalendarin tonë të vaksinimit për grupet e riskut, duke siguruar vaksinimin e personelit shëndetësor, të të moshuarve me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna”,-tha Manastirliu.

Bashkë me vaksinat kundër gripit do të vijojë edhe vaksinimi anti-Covid në çdo qendër shëndetësore në vend, për të cilin Manastirliu kërkoi ndërgjegjësimin qytetar për shmangien e fataliteteve.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *