• |
ide | kryesore

Një trainer provizor kërkon t’i japë Laçit fitoren e parë: bardhezinjtë pa golashënuesin më të mirë

-Instant, Sport



Kthesa e kampionatit ende nuk duket, por në Laç shpresojnë shumë që të fshihet në Kamëz, aty ku bardhezinjtë duhet të luajnë me Kastriotin, për javën e gjashtë të Superiores. Situata e kurbinasve nuk është aspak e mirë, jo vetëm për serinë e rezultateve që i kanë lënë në vendin e fundit, por edhe sepse tani në krye të skuadrës është një teknik provizor për momentin, që duhet të udhëheqë skuadrën të dalë nga kriza e rezultateve që i kushtoi pankinën malazezit Vukicevic.

Koha nuk është e gjatë për të bërë ndryshime të mëdha, për më tepër Sero Noka është një që ambjentin e njeh, duke qenë ndihmës i Duros, ku praktikisht i besonin të njëjtit formacion të bardhezinjve. Kështu tani bëhet fjalë për sjellje taktike, ndërtuar në të njëjtët emra, me një 4-3-3 që i përshtatet karakteristikave që kanë lojtarët e Laçit. Problemi i vetëm për të cilin tekniku duhet të gjejë një zgjidhje është mungesa e Dejan Zarubicas.

I dëmtuar në ndeshjen e fundit, malazezi do të jetë një mungesë me peshë në formacionin kurbinas, duke qenë madje një nga lojtarët më në formë të skuadrës dhe golashënuesi më i mirë me 4 gola. Tani mbetet për tu parë nëse do të jetë Zylfiu apo Prengaj që do të kompletojë repartin ku Guindo e Mazrekaj janë të sigurtë për ta nisur nga minuta e parë, në kërkim të një fitore që mund të ndryshojë fatet e një sezoni të nisur tmerrësisht keq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *