• |
ide | kryesore

Partizani “fiton” derbin e vlerave financiare: ja diferencat mes të kuqve e Tiranës

-Instant, Sport



Dy klube që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, përplasen të hënën në derbin e kryeqytetit, duke nxjerrë në fushë 84 trofe, të ndara në 51 për bardheblutë e 33 për të kuqtë. E pikërisht në këtë pikë nis sfida e shifrave, vetëm se në këtë rast të përqendruara në terma financiare, sipas asaj që pasqyron faqja e specializuar transfermarkt.

Bardheblutë humbasin duelin në distancë për vlerë lojtarësh, 4.13 milionë euro, kunddrejt 5.30 milionë të të kuqve, por kjo vetëm për faktin se në organikën e skuadrave Tirana prezantohet me 25 lojtarë, ndërsa Partizani me 32. Pjesa tjetër është praktikisht në balancë. 24.7 është mosha mesatare e skuadrës së Shehit e 24 ajo e të besuarve të Dajës, që ka 11 lojtarë të huaj, praktikisht 34% e skuadrës, një më shumë se kundërshtari, por që i përllogaritet në 40% të skuadrës, duke qenë se ka numër më të vogël organike.

Partizani ndër të dy ka lojtarin më vlerën më të lartë, por cuditërisht ai është lojtari i pankinës Filipovic, që kushton 500 000 euro, por në hierarkitë e trajnerit vjen pas Junior, Cardozo e madje edhe Carës. Ylli i skuadrës edhe pse nuk po shkëlqen është Kace, por me 350 mijë eurot e kartonit aq sa edhe Marku ndihmon të kuqtë të fitojnë në duelin për lojtarët më të shtrenjtë, ndonëse një pjesë e mirë e tyre shohin nga pankina.

Tirana ka lojtarin e dytë më të shtrenjtë në organikë, që është shqiptaro-maqedonai Totre me 400 mijë euro, e mban kokën lart me Ismajlgecin 375 e Bekaj 350. Ajo që diferencon bardheblutë në këtë llogari paraprake, përvec numrit të trofeve, është edhe një fakt, shumë domethënës, se 5 lojtarë të tyre janë kontigjent i kombëtareve, ndërsa të kuqtë kanë vetëm 1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *