• |
ide | kryesore

Projekti më i ri i Kanye West, një shkollë që ndërthur besimin dhe basketbollin

-Instant, Paparazzi, Slider

Reperi Kanye West, i cili së fundmi ndërroi zyrtarisht emrin e tij në Ye, po hap një shkollë të re të cilës do t’i vendosë emrin e mamasë së tij, Donda.


Ashtu si albumi i tij i fundit “Donda” edhe shkolla do të quhet “Donda Academy” dhe do të jetë një ndërthurje mes besimit dhe basketbollit.


Akademia e re do të hapet në Kaliforninë Jugore, madje është rënë dakord që në këtë shkollë të transferohen disa prej basketbollistëve më të vlerësuar të shkollave të mesme në SHBA.

Një basketbollist i ri premtues, Jakhi Howard, konfirmoi lëvizjen e tij në shkollë në Instagram, duke shkruar:

“Unë do të transferohem në Kaliforni dhe do të transferohem në Akademinë Donda.”

Për më tepër, Akademia Donda ka planifikuar ndeshjen e parë. Ajo do të luajë në turneun e basketbollit të djemve The Battle në Dallas më 12 nëntor në Coppell High.

Përsa i përket reperit, le të ndalemi sërish tek ndryshimi i emrit të tij, që habiti botën.

Ky emër përveçse është një shkurtim i emrit të tij aktual, ka dhe një kuptim shumë të rëndësishëm për reperin.

“Besoj se ‘ye’ është fjala më e përdorur në Bibël dhe në Bibël do të thotë ‘ju’. Kështu unë jam ti, unë jam ne, jemi ne. Nga Kanye, që do të thotë i vetmi, thjesht në Ye, që është thjesht një reflektim i të mirës sonë, të keqes sonë, konfuzitetit tonë, çdo gjë”, u shpreh reperi në vitin 2018-të teksa ishte duke folur në një intervistë për albumin e tij me të njëjtin emër.

2 Comments

  1. nje here ne dite kemi lajme per kete tocin. nuk e di kush eshte gazetari pergjegjes por duhet te kuptoje qe nuk i rruhet njeriut per kete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu