• |
ide | kryesore

Rrëshqitje dherash në rrugën nacionale Kukës-Shishtavec

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e shiut të rëna gjatë natës por edhe në orët e para të ditës së sotme në zonën verilindore të vendit kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në rrugë. Akset problematike në Kukës paraqiten ato që lidhin zonat rurale me qytetin e Kukësit. Rruga nacionale Kukës-Shishtavec sot ishte nën prezencën e rrezikut të rënieve të gurve dhe vërshimit të ujërave. Segmenti më problematik në këtë aks paraqitet nga “Ura e Koloshit”-Shishtavec.

Në shumë pjesë të këtij segmenti ka prani të vazhdueshme të gurëve dhe dherave, çka vështirëson lëvizjen e rrethë 15 mijë banorëve të Njësive Asministrative Zapod, Topojan e Shishtavec. Ky segment, deri më tani është mirëmbajtur nga Bashkia Kukës, por në mungesë të kapaciteteve, kjo punë është e pa mundur të mirëmbahet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon të ketë në mirëmbajtje vetëm segmentin e parë të rrugës, nga Kukësi deri tek “Ura e Koloshit”, ku firma mirëmbajtëse vijon punën në largimin e dherave dhe gurëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *