• |
ide | kryesore

Shtatë humbje jete dhe 629 të infektuar me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e funditë në vendin tonë e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit shtatë qytetarë. Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve njofton gjithashtu se nga 4249 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë.

Rastet pozitive u konfirmuan në këto bashki: 269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçvë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd.

Ndërkohë, janë 6,907 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën që t’i shpëtojnë sëmundjes 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe.

Po ashtu, janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,475 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 629
Të shëruar në 24 orë 441
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4249

Testime totale 1,280,641
Raste pozitive 181,252
Raste të shëruara 171,475
Raste Aktive 6907
Humbje jete 2,870

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3420
Fier 869
Durrës 746
Shkodër 466
Elbasan 277
Gjirokastër 209
Korçë 204
Berat 175
Lezhë 173
Vlorë 158
Kukës 136
Dibër 74



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *