• |
ide | kryesore

Superiore/ Katër skuadra “tifozë” me Partizanin në derbi: Tirana kërkon dominimin e qytetit, ja të gjitha sfidat

-Instant, F1, Sport



Luhet e fundit për javën e gjashtë të Superiores, por është ndeshja që mban në ankth gjithë skuadrat, edhe për faktin se në bazë të rezultatit mund të ndryshojë edhe kreu i klasifikimit. Tirana-Partizani, derbi kryeqytetas, luhet të hënën në Arenën Kombëtare, duke mbyllur kalendarin e kësaj jave, por për vetë impaktin që ka në futbollin tonë ka marrë gjithë vëmendjen, pa i dhënë mungesë respekti asnjë ndeshje tjetër.

Tirana kryesuese kërkon të kthehet tek suksesi ndërqytetas pas dy ndeshjesh, në tentativë edhe për tu shkëputur në renditje. Shehi ka rikuperuar forcat dhe është gati për derbin. Partizani në anën tjetër, nuk ka marrë ende asnjë fitore, edhe pse Daja ka siguruar mbështetjen e presidentit sido të shkojë ndeshja.

Katër janë skuadrat që presin një rrëzim të bardhebluve për ti marrë kreun e klasifikimit, duke filluar nga Egnatia të shtunën, ku do të presë një tjetër skuadër që kërkon të harrojë javën e fundit. Teuta nuk do ta ketë të lehtë në Rrogozhinë përballë të besuarve të Maganit, që kanë treguar se mund ta luajnë kundër të gjithëve. Martini pas disfatës me Tiranën kërkon të kthehet sa më shpejt në shinat e fitoreve e do të kërkojë ta bëjë në transfertë.

Kastrioti, pasi ka siguruar fitoren e parë, do të mundohet ti japë vazhdimësi kampionatit, duke përfituar nga momenti jo i mirë i Lacit. Kurbinasit me Nokën provizor në pankinë, do të mundohen të marrin suksesin e parë, për ti dhënë fund krizës, që i ka lënë të fundit dhe i ka kushtuar pankinën Vukicevic.

Të dielën po në Rrogozhinë, luhet një ndeshje e rëndësishme me Kukësin që prêt Vllazninë. Për Shkodranët një mundësi për të mbajtur larg skuadrën e Longos, që vazhdon të tregohet tepër solid kundër rivalëve direkt. Brdaric pasi shpartalloi Dinamon, synon vetëm të tregojë se mesazhi për të tjerët nuk ishte rastësor. E pikërisht blutë duhet të ngrihen në këmbë pas disfatës së rëndë me Vllazninë, me Shkëmbin që duhet të kthehet në stadiumin e shtëpisë, për ti bërë keq ish-skuadrës së tij, Skenderbeut, që renditjen nuk është se e ka të mirë. Një javë me përplasje interesante, por që është e sigurtë, se frymën do ta mbajë deri kur derbi i kryeqytetit të ketë ulur siparin e të jetë koha për llogaritë…

SUPERIORE, JAVA 6

23/10/21

Egnatia 13 : 45 Teuta (Rrogozhinë)

Kastrioti 13 : 45 Laçi (Kamëz)

24/10/21

Kukësi 13 : 45 Vllaznia (Rrogozhinë)

Skënderbeu 16 : 45 Dinamo (Korçë)

25/10/21

Tirana 19 : 45 Partizani (Arena Kombëtare)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *