• |
ide | kryesore

Video/ Bayern Mynih shënon 4 për kreun e Bundesligës, Borussia Dortmund përgjigjet

-Instant, Sport



Vazhdon gara mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmundit për kreun e Bundesligës. Bavarezët thyejnë Hoffenheim 4-0 me golat e Gnabry, Lewandowski, Choupo-Moting dhe Coman, verdhezinjtë (pa Haaland) mbeten një pikë prapa me 3-1 e arritur ndaj Arminia Bielefeld, të nënshkruar nga Emre Can, Hummels dhe Bellingham. Qendron në shinat e kryesuesve edhe Freiburg, 2-0 ndaj Wolfsburgut, ndërsa Leipzig vazhdon ngjitjen në renditje me 4-1 ndaj Furth.

BAYERN MUNICH – HOFFENHEIM 4-0
Bayern Munich mbetet lider në Bundesligë me një fitore bindëse 4-0 në shtëpi kundër Hoffenheim. Të besuarit e Nagelsmann (mungonte për shkak të koronavirusit dhe u zëvendësuan nga ndihmësi i tij Toppmoller) bënë presing që në minutat e para dhe mund të festonin që në minutën e 8, por goli i Gnabry u anulua pas një kontrolli në Var për një faull të Musialas. Mesfushori u përsërit në minutën e 16, këtë herë në mënyrë të rregullt, duke kaluar Bayern në avantazh. Vendasit gjetën dyfishimin pas gjysmë ore lojë me Leëandoëskin, që shfrytëzoi një asist të Müller në kundërsulm. Miqtë nuk ishin kurrë të rrezikshëm dhe Neuer kaloi një pasdite të qetë. Trisi u fiksua në minutën e 82, në zhvillimin e një goditje nga këndi, me anë të Choupo-Moting, ndërsa Coman, që hyri 20 minutat e fundit në fushë, realizoi golin e 4-0 në pasimin e Upamecanos. Bayern Munich u ngjit në 22 pikë dhe mbetet i pari, ndërsa Hoffenheim është në kuotën 11.

ARMINIA BIELEFELD – BORUSSIA DORTMUND 1-3
Pavarësisht mungesës së Haaland, i ndalur nga një dëmtim muskulor, Borussia Dortmund vazhdoi ndjekjen e Bayern me një fitore 3-1 ndaj Arminia Bielefeld. Verdhezinjtë rritën intensitetin dhe kaluan përpara pas gjysmë ore me penalltinë e dhënë për një faull të Brunner ndaj Bellingham: nga pika e bardhë Emre Can zhvendosi Ortegën dhe firmosi 1-0. Miqtë dyfishuan në fund të pjesës së parë me Hummels, në zhvillimet e një goditje këndi. Në pjesën e dytë, Arminia Bielefeld me drojë u përpoq ta bënte veten të rrezikshëm, por Bellingham shënoi 3-0 në minutën e 73 me një veprim të tijin. Penalltia e shkaktuar nga një ndërhyrje e parregullt e Hummels dhe e realizuar nga Klos në minutën e 87, vlen për 3-1 përfundimtar, por nuk e ndal garën e Borussia Dortmun, e cila mbetet një pikë pas vendit të parë. Arminia Bielefeld, nga ana tjetër, vazhdon të vuajë në fund të renditjes, e parafundit në kuotën 5.

LEIPZIG – FURTH 4-1
Leipzig mposhti Furth në shtëpi me rezultatin 4-1 dhe vazhdon ngritjen e tij në renditje. Djemtë e Marsch vuajnë në pjesën e parë dhe pësojnë lojën e kundërshtarëve, të cilët zhbllokuan rezultatin në fund falë penalltisë së kthyer në gol nga Hrota. Reagimi i Leipzig erdhi në pjesën e dytë. Pas vetëm dy minutash Poulsen gjeti golin e barazimit, edhe për shkak të një devijimi në goditjen e tij. Furth e pati të vështirë në mbrojtje dhe lejoi një penallti për faull ndaj Meyerhofer: nga pika e bardhë Forsberg ishte i pamëshirshëm dhe përmbysi rezultatin. Szoboszlai fiksoi rezultatin në 3-1 në minutën e 65, duke shfrytëzuar pasimin e Nkunku. Vetë Szoboszlai, më pas, shënoi në krosimin e Novoa Ramos rezultatin përfundimtar 4-1. Leipzig ngjitet tashmë në zonën Europa League, me 14 pikë, ndërsa Furth është ende i fundit me 1.

WOLFSBURG – FREIBURG 0-2
Edhe Freiburg mbetet në zonën e lartë të renditjes, duke fituar 2-0 në fushën e një Wolfsburg në vështirësi të dukshme. Miqtë zhbllokuan lojën në minutën e 27 me Lienhart. Ujqit reaguan dhe goditën traversën me Nmecha, por barazimi nuk erdhi. Nmecha iu anullua një gol për prekjen e topit me dorë, më pas Freiburg dyfishoi me Holer, i aftë të kapërcejë markuesin e tij dhe të vendosë topin në kënd për 2-0 përfundimtar. Përpjekjet e fundit të Wolfsburgut nuk e ndryshojnë rezultatin e ndeshjes: Freiburg shkon në 19 pikë, vetëm tre pikë nga vendi i parë; Ujqit, në humbjen e katërt radhazi në Bundesliga, ndalen në 13 dhe rrëshqasin gjithnjë e më shumë prapa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *