• |
ide | kryesore

Video/ Broja feston me shqiponjë në Premier League: goli i dytë i shqiptarit në 2-2 ndaj Burnley

-Instant, Sport, Video



Një tjetër ndeshje si titullar e një tjetër gol për Armando Brojan, që po vendos gurë të fortë themeli në besimin e teknikut Ralph Hasenhuettl, që preferon shkodranin për të dytën ndeshje radhazi si titullar e merr prej tij dolin e dytë radhazi. Pasi i shënoi javën e kaluar Leeds United, sulmuesi i kombëtares ndëshkoi edhe prapavijën e Burnely në barazimin 2-2 në shtëpi.

Sulmuesi i Kombëtares përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes mike në minutën e 50, duke rrëmbyer topin duke realizuar në këndin e portës kundërshtare në një episod që vlejti avantazhin provizor 2-1 të bardhekuqve, pavarësisht se Burnely u kthye në ekuilibër me Cornett 7 minuta më pas.

Spektakël i Chelsea në ndeshjet e tjera të javës së Premier League. Londinezët e Tuchel shpartallojnë 7-0 Norwich, ndërsa shembet me zhurmë Everton në Liverpool, duke humbur 2-5 përballë Watford. Barazime në ndeshjet mes Crystal Palace e Newcastle, e përfunduar 1-1, ndërsa me të njëjtin rezultat Leeds u ndal në shtëpi nga Wolves.

Premier League England
Chelsea 7-0 Norwich City
Crystal Palace 1-1 Newcastle United
Everton 2-5 Watford
Leeds United 1-1 Wolverhampton Wanderers
Southampton 2-2 Burnley



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *