• |
ide | kryesore

Video/ Egnatian e fundos një penallti me Teutën: Martini rigjen buzëqeshjen përgjysëm

-Instant, F1, Sport, Video



Pas humbjes në shtëpi kundër Tiranës, përgjigjet prezent Teuta me një sukses në transfertë, 0-1 ndaj Egnatias, por që nuk e lejon Martinin të buzëqeshë plotësisht, duke parë performancën e të tijve e faktin se diferenca u bë vetëm nga një gol me penallti i Kallakut, 10 minuta nga fundi.

Që në Rrogozhinë nuk do të ishte e lehtë, me skuadrën e Maganit, që pretendonte edhe të merrte kreun e renditjes në rast fitore, kjo dihej, por Teuta u vë në një provë vërtetë të vështirë me Egnatian që me Pedro Auguston, në fillim e në fund të pjesës së parë, mund të shënonte golin e avantazhit. Durrësakët pritën me shpresën e hapësirave për ti shfrytëzuar, por Egnatia u mbrojt me kujdes, ndërsa në pjesën e dytë gjërat ndryshuan sepse ishin të besuarit e Martinit që shtynë përpara në kërkim të një rezultati, për të harruar humbjen e fundit. Puja shpëton portën në tentativat e Plakut e Kallakut, por balanca prishet vetëm në minutën e 78, kur Gruda në një kontrast me Krivanjevan dhe rrëzohet në zonë.

Penalltia i jep mundësinë Kallakut t’i japë drejtimin e duhur ndeshjes, duke mposhtur portierin Puja e duke e ngjitur Teutën në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të parë që duhet të luajë derbin me Partizanin të hënën në mbrëmje. Egnatia, nga ana tjetër, mbetet me tetë pikë e zbret në vendin e pestë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *