• |
ide | kryesore

Vizita e Ramës në Egjipt, zbardhen 3 marrëveshjet e nënshkruara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Egjipt, ku është takuar me homologun e tij egjiptian Moustafa Madbouly, me të cilin ka nënshkruar 3 marrëveshje të rëndësishme.

Madbouly: Në takimin tonë së bashku sot diskutuam mënyra për të rritur, për të forcuar marrëdhëniet mes kombeve tona dhe diskutimet tona u përqendruan në fusha të ndryshme përfshirë turizmin, energjinë, tregtinë dhe kulturën. Gjithashtu shkëmbyem edhe pikëpamje për çështje ndërkombëtare, diskutuam dhe mbledhjen e seancës së parë të Komitetit për bashkëpunim teknik shkencor e kulturor që do të bëhet në kryeqytetin Tiranë muajin tjetër.

Jam besimplotë se ky takim do të jetë kuadër mbështetës për marrëdhëniet tona dhe do të nxitë bashkëpunimin për ekonominë dhe investimet. Theksova dhe rëndësinë e ngritjes të një komisioni të përbashkët të Këshillit të biznesit të Shqipërisë dhe atij të Egjiptit me përfaqësues të Federatës të dhomave të tregtisë dhe industrisë. Natyrisht kjo do të inkurajojë që të vijojmë marrëdhëniet më tej. Në fund të bisedimeve tona, dështuam nënshkrimin e 3 marrëveshjeve që përfshijnë një sërë aspektesh të bashkëpunimit kulturor. Egjipti pret me padurim që të ndërtojë më tej, të forcojë marrëdhëniet tona dhe të rritë bashkëpunimin dypalësh.

Marrëveshjet e nënshkruara:

Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit
Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit
Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian



2 Comments

  1. Partia ka institucionet e saj për statutin dhe procedurat. Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjen e tij për ta bërë partinë bunkier për hallet e tij personale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *