• |
ide | kryesore

Zjarr në vend grumbullimin e mbetjeve në Laç

-Instant, Lajme, Të fundit

Një shtëllungë e madhe tymi ka shkaktuar shqetësim për banorët e zonës së Laçit, pasi gjatë orëve të natës i është vënë flaka vendgrumbullimit të mbeturinave në kodrat e qytetit. Për pasojë retë e tymit janë shpërndarë në qytet, madje dhe në disa fshatra të zonës së Malësisë së Kurbinit.


Me qëllim normalizimin situatën në vendgrumbullimin e plehrave kanë mbërritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit. Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara tha se zjarri ka rënë në një vend që më parë ka shërbyer për grumbullimin e mbeturinave, pasi prej një viti e gjysmë mbetjet nuk hidhen më aty por shkojnë në landfillin e Bushatit.


Sipas saj, kjo është një zjarrvënie e qëllimshme, ndërsa po punohet që situata të përmirësohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu