• |
ide | kryesore

Andi Koçi “non grata” në Korcë, Memelli: “Ky arbitër nuk dua të na gjykojë më”

-Instant, Sport



Migen Memelli ka shpërthyer kundër arbitrit të ndeshjes, Andi Koçi, në përfundim të ndeshjes së humbur 0-1 me Dinamon, duke kërkuar që ai të mos e arbitrojë më Skënderbeun: “Nuk kam asnjë lloj pengu. Kemi zhvilluar një lojë shumë të mira. Kusuret e mia nga VAR-i vijnë, sot s’ka VAR e merr topin me dorë dhe bëhet gol. Edhe pas golit ne ushtruam presion, Dinamo mbrojti shumë mirë. Ajo që do të dua unë si Migen, dua që ky arbitër të mos na arbitrojë më”.

Bardhekuqtë janë të fundit në renditje, në një sezon që duhet të shkonte ndryshe situatë që e ka vënë të lëkundet pankinën e Memellit: “Të gjithë trajnerët janë nën presion si ata që janë lart dhe ne poshtë. Jam i lumtur që skuadra bëri një përformancë të mirë ndja një skuadre që ka investuar shumë. Kemi ardhur në këtë ndeshje me frymën e duhur, kem,i ushtruar presion në 20 minutat e para të lojës edhe pas golit të pësuar nga ne”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *