• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ Raportohen 13 raste të reja dhe asnjë viktimë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 13 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.


Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
24 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:


Nga 2.283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205. Në total numri i rasteve aktive është 456.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu