• |
ide | kryesore

Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës, nisin hetimet nga policia

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy kamionë janë djegur në veri të Mitrovicës. Ngjarja është regjistruar mbrëmë në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Policisë, persona të pa njohur në Zubin Potok i kanë vënë zjarrin kamionit, i cili ishte i parkuar para shtëpisë. Nga zjarri janë dëmtuar edhe dy makina që ishin të parkuar afër kamionit.

Ndërkohë, në Mitrovicën e veriut, një person ka denoncuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin kamionit dhe veturës së tij. Aktualisht policia po heton për të dy rastet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *