• |
ide | kryesore

FOTO/ Çmenduri në Gjermani: Fandrich pështyn në fytyrë asistentin e arbitrit

-Instant, Sport



Episod i pabesueshëm në kufijtë e çmendurisë në Gjermani në Bundesliga 2, gjatë ndeshjes mes Erzgebirge Aue dhe Ingolstadt. Protagonist, në negativ, është një lojtar i skuadrës vendase, i cili pas një rivënie anësore të diskutueshme, humbet mendjen dhe pështyn në drejtim të anësorit.

I ka ndodhur mesfushorit të Erzgebirge Aue, Clemens Fandrich, i cili u përjashtua me karton të kuq dhe që me siguri do të marrë një dënim shembullor nga Federata Gjermane e Futbollit. Lojtari, pasi ka kontestuar një rivënie anësore të akorduar për kundërshtarët, ka reaguar ashpër, duke dhënë edhe një të pështyrë në fytyrë arbitrit të linjës. Mesfushori 30 vjecar doli i tërbuar nga fusha, por ndoshta edhe i vetëdijshëm se kishte kryer diçka absolutisht të tepruar dhe të gabuar, edhe sepse gjithçka ndodhi në fund të ndeshjes, kur kronometri tregonte minutën e 89.

Skuadra e tij – sa për një ngushëllim të vogël – fitoi 1-0 por së shpejti “gëzimi” i suksesit do të kalojë. Kur të vijë dënimi dhe të zbulohet se sa kohë mesfushori duhet të qendrojë jashtë fushës, do të ketë shumë pak për të festuar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *