• |
ide | kryesore

FOTO/ Për fat nuk luan me City: Dele Alli ndahet nga vajza e Guardiolas, ka një tjetër raport

-Instant, Sport



Dele Alli është pikasur në shoqërinë e modeles Nicole Berry. E gjithë kjo ndodhi pas disa daljeve publike dhe puthjes me vajzën e Pep Guardiolës. Mesfushori i Tottenhamit duket se ka ndërprerë marrëdhënien e tij me María Guardiolën, e zëdhënësi i tij e ka bërë të qartë se lojtari është ‘single’.

Pak më pak se një muaj më parë, vajza e Pep Guardiolës dhe Dele Alli u fotografuan në qëndrime romantike nga Daily Mail. Më pas mesfushori i Tottenham është parë të takohet e të dalë me aktoren dhe modelen Nicole Berry, me të cilën është lidhur përmes Instagram. Burime pranë mediave britanike thonë se Alli e ka kontaktuar Nicole përmes rrjeteve sociale, dhe se në fillim ajo e kishte injoruar lojtarin e Spurs dhe kombëtares angleze. Në fund aktorja ka pranuar të dalë në takim: “Ajo i kishte injoruar katër mesazhet e tij. Por në fund ajo i tha “po” takimit dhe u zbavit. Por pasi një fotograf i pikasi, Nicole bëri një hap prapa”.

Nicole Berry është një aktore 24-vjeçare e lindur në Toronto, Kanada. Është diplomuar për letërsi angleze, ndonëse ka filluar të punojë në moshën 18-vjeçare si modele. Ai jeton në Londër, Los Angeles dhe Miami, dhe ka mbi 27,000 ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Të kesh një lidhje me një futbollist padyshim që mund të rrisë shikueshmërinë e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *