• |
ide | kryesore

Goditja e dytë pas Pablo Escobar, si u kap mbreti i kokainës në Kolumbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kolumbia arrestoi trafikantin më të kërkuar të drogës, njwkohwsisht kreun e organizatës më të madhe kriminale në vend, Dairo Antonio Úsuga, i njohur edhe si “Otoniel”.

Qeveria kishte ofruar një shpërblim prej 800 mijë dollarësh për informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ndërsa SHBA vendosi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për “kokën” e tij. Presidenti Iván Duque përshëndeti kapjen e “Otoniel” përmes një video mesazhi. “Kjo goditje është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990” tha ai.

“Otoniel” u kap në veriperëndim të Kolumbisë, afër kufirit me Panamanë. Operacioni përfshinte 500 ushtarë të mbështetur nga 22 helikopterë. Një polic u vra gjatw aksionit. “Otoniel” nuk përdorte celular, por korrierë për komunikim.

Vendndodhja e tij në kohën e kapjes së tij u identifikua dy javë më parë, tha gazeta “El Tiempo”. Shefi i policisë Jorge Vargas tha se lëvizjet e tij u gjurmuan nga më shumë se 50 ekspertë të inteligjencës duke përdorur imazhe satelitore. Agjencitë e SHBA dhe Britanisë së Madhe u përfshinë në kërkim.

Duque, i cituar nga agjencia e lajmeve “AFP”, e përshkroi operacionin si “depërtimi më i madh i xhunglës i parë ndonjëherë në historinë ushtarake të vendit tonë”. Forcat e armatosura të Kolumbisë publikuan më vonë një foto që tregonte ushtarët e saj që ruanin “Otonielin”, i cili ishte në pranga. Ka pasur disa operacione të mëdha që kanë përfshirë mijëra oficerë për kapjen e 50-vjeçarit në vitet e fundit, por deri më tani asnjë nuk ka pasur sukses.

“Otoniel” ishte kreu i kartelit “Clan del Golfo”. Disa vite më parë vëllai i tij u vra nga policia në një bastisje. Forcat e sigurisë së Kolumbisë e etiketuan bandën si organizatën kriminale më të fuqishme të vendit, ndërsa autoritetet në SHBA e përshkruajnë atë si “të armatosur rëndë dhe jashtëzakonisht të dhunshme”.

“Otoniel” tani përballet me një sërë akuzash, duke përfshirë trafikun e kokainës në SHBA, vrasjen e oficerëve të policisë dhe rekrutimin e fëmijëve. Ai u padit në SHBA në vitin 2009 dhe përballet me procedurat e ekstradimit, të cilat mund ta shohin atë përfundimisht në gjykatë në Nju Jork.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *