• |
ide | kryesore

Grabitja e 100 mijë eurove në Nikël, biznesmeni i dhunuar tregon ngjarjen (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit

Biznesmeni Nazim Çangu është dhunuar dhe lidhur gjatë grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.


Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro.


Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.

Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë.

Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.

Grabitësit kanë marrë para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sipas policisë.

Rrëfimi i biznesmenit për ngjarjen:

4 Comments

  1. Mos bëfshi hajër more kriminelë njerëz dhe qeveritarë! Ky vend ka nevojë për një spastrim të madh të kancerit që e ka kapur.

  2. Kryepolici i ri duhet t’u mesoje shefave ne rrethe qe kur ndodh nje ngjarje e rende kriminale si ajo e Fierit me perpara ngjarjes se ketij zoterise se pafat, shkalla e sigurise kombetare duhet te rritet dhe vigjilenca mesa duket ka qene rajonale ndersa ne Nikel kane qene duke luajtur domino. Hiq myqot pleq o Gledis, fut cuna te rinj drejtues se jane te etur per punen! Ne popull kriminal jemi por te pakten aty ku dihen vatrat e krimit, te kete me shume perforcime se del grumbulli me police te Kopshti ZOO fjala bie ku s’ka kriminalitet ndersa ketej nga vrasin policin i lene te livadhisin! Mbaj blinda te keta fshataret e Nikles deri ne ate lagjen e famshme te Shkodres. Zoteria nuk ka pse mban aq shume para ne shtepi, madje dhe ne portofol s’po mbajme para por ne karta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu