Biznesmeni Nazim Çangu është dhunuar dhe lidhur gjatë grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro.
Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.
Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë.
Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.
Grabitësit kanë marrë para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.
Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sipas policisë.
Rrëfimi i biznesmenit për ngjarjen:
Heren tjeter futi ne bank. Apo nuk i justifikon dot.
Po skur te falimentoi banka?!
Mos bëfshi hajër more kriminelë njerëz dhe qeveritarë! Ky vend ka nevojë për një spastrim të madh të kancerit që e ka kapur.
Kryepolici i ri duhet t’u mesoje shefave ne rrethe qe kur ndodh nje ngjarje e rende kriminale si ajo e Fierit me perpara ngjarjes se ketij zoterise se pafat, shkalla e sigurise kombetare duhet te rritet dhe vigjilenca mesa duket ka qene rajonale ndersa ne Nikel kane qene duke luajtur domino. Hiq myqot pleq o Gledis, fut cuna te rinj drejtues se jane te etur per punen! Ne popull kriminal jemi por te pakten aty ku dihen vatrat e krimit, te kete me shume perforcime se del grumbulli me police te Kopshti ZOO fjala bie ku s’ka kriminalitet ndersa ketej nga vrasin policin i lene te livadhisin! Mbaj blinda te keta fshataret e Nikles deri ne ate lagjen e famshme te Shkodres. Zoteria nuk ka pse mban aq shume para ne shtepi, madje dhe ne portofol s’po mbajme para por ne karta!