• |
ide | kryesore

Juventus, prapaskena mbi Salah, mund të mbërrinte në 2013: ndërkohë i merr kapitenin Milanit

-Instant, Sport



Mohamed Salah është një prej lojtarëve më të spikatur në futbollin që ka rëndësi e shumë klube do të dëshironin ta kishin në skuadër, ndërsa për ndonjë tjetër është një ndjesi edhe më e fortë: keqardhja se mund ta kishin patur aty prej vitesh. Një mundësi që ndoshta tek Juventus e qajnë ende, duke qenë se mund të konkretizohej në 2013, kur atëherë drejtori i sektorit të të rinjve Cherubini (aktualisht drejtori sportiv i skuadrës së parë) i propozoi dyshes Marotta-Paratici egjiiptianin, që ishte tek Basel. Pastaj klubi vendosi t’i besojë profileve që ishin më gati.

Një situatë, që ndoshta tek Juventus i ka bërë të jenë më gati të lëvizin, kur është mundësia e që i kanë bërë bardhezinjtë të jenë gati për të mirëpritur Alessio Romagnolin. Mbrojtësi duhet i destinuar të mos rinovojë me Milan e ndaj tij është interesimi i lartë i Juves. Madje, sipas Todofichajes, bardhezinjtë kanë arritur akordin me mbrojtësin e Raiolas: gati një kontratë prej 5 milionë euro në sezon plus bonus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *