• |
ide | kryesore

Kosova shpalli non grata dy zyrtarët rus, reagon ministria e Jashtme e Rusisë: Provokim!

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar pas vendimit të Kosovës për shpalljen e dy zyrtarëve rus si persona non-grata. MPJ e Rusisë në faqen zyrtare të saj ka reaguar duke e quajtur këtë vendim si një provokim të madh anti-rus.

“Më 22 tetor, të ashtuquajturat ‘autoritete’ të Kosovës kanë filluar një provokim të madh anti-rus, duke njoftuar – përfshirë publikisht – se dy diplomatë rusë që punonin në Zyrën në Prishtinë të Ambasadës sonë në Republikën e Serbisë, janë të padëshiruar. Supozojmë se ky sulm nga administrata në Prishtinë, nuk sjellë ndonjë pasojë për statusin ligjor të stafit diplomatik rus të përmendur. Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që është thelbësore për zgjidhjen e Kosovës, ata janë akredituar pranë Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe nuk kanë lidhje me strukturat e këtij shteti të vetëshpallur”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharaova.

Zakharaova ka kërkuar garanci nga UNMIK-u e forcat ndërkombëtare për personelin e saj në Prishtinë. “I bëjmë thirrje UNMIK-ut dhe Forcës Ndërkombëtare për Kosovën, në kuadër të kompetencave sipas Rezolutës 1244, të sigurojnë siguri të besueshme dhe kushtet t e nevojshme për punën e plotë të personelit në Zyrën Ruse në Prishtinë. Ne presim garancitë përkatëse me shkrim nga administrata e OKB-së. Shpresojmë që sjellja sfiduese e liderëve kosovarë të marrë kualifikimet e duhura kritike”, ka thënë Zakharaova.

Me urdhër të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë, janë shpallur të padëshirueshëm në territorin e Kosovës, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani, deklaroi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *