• |
ide | kryesore

Makina del nga rruga, dy të plagosur në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit

Një aksident me dy të plagosur u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër.


Të plagosurit janë shoferi R. K., 33 vjeç nga Tirana dhe pasagjeri. Sipas policisë 33-vjeçari në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” duke drejtuar automjetin tip Peugeot, ka humbur kontrollin dhe  ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.


Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit R. K. dhe pasagjeri, S. C., 44 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është arrestuar për ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu