• |
ide | kryesore

Mediat italiane japin alarmin: 128 emigrantë rrezikojnë të mbyten në Mesdhe

-Instant, Lajme, Planet

128 emigrantë dhe refugjatë të vendosur në dy varka, rrezikojnë të mbyten në Mesdheun qendror.


Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane. Në varkën e parë thuhet se janë të vendosur 60 persona, ndërsa në të dytën 68.


Mes tyre, sipas linjës së urgjencës “Alarm Phone”, ka shumë fëmijë që nisën udhëtimin drejt Europës, me prindërit e tyre, në brigjet e Libisë.

Sipas “La Repubblica-s”, erërat e forta kanë trazuar detin dhe gjendja e tyre është tepër e rënduar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 4 operacione nga autoritetet italiane për shpëtimin e tyre, por deri më tani pa rezultat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu