• |
ide | kryesore

Nesër ndeshja Tirana-Partizani, policia njofton se do të bllokohen këto rrugë në kryeqytet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Si pasojë e ndeshjes Tirana-Partizani që do luhet nesër, Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, një pjesë e të cilave janë bllokimet e disa rrugëve në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë do të mbahet nesër në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania”.

“Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes Tirana-Partizani, janë:
– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:
– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do kryhet: Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Pap Gjon Pali II” – Stadium; Pallati i Operas – Rruga e Elbasanit,– rruga “ Barjam Curri” – rruga “Pap Gjon Pali II” – stadium.
– Lëvizja e tifozëve të Partizanit: Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi para Gardës – rruga “Lek Dukagjini” – stadiumi.” – njofton mes të tjerash policia. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *