• |
ide | kryesore

Video/ Pa VAR, plasin polemikat në Korçë: Dinamo fiton me një aksion të nisur me prekje me dorë

-Instant, F1, Sport, Video



Polemika që mund të ishin kursyer nëse sistemi VAR do të ishte funksional. Por për të dytën herë në gjashtë javë teknologjia braktisi arbitrat e këtë herë Koçi pati një ndeshje të komplikuar për të administruar. Dinamo i është kthyer fitoreve në Superiore duke mundur me shifrat 1-0 Skënderbeun në Korçë, por goli që vendosi ndeshjen nisi nga një aksion ku Skuka preku topin me dorë përpara se të pasonte për Haxhiun.

Ndeshja ishte e vrullshme në start, edhe për atë që ishte në lojë. Vendi i fundit i renditjes nuk përligj aspak ambicjet e fillimit të sezonit e Memelli dëshironte fort një sukses, të parin në kampionat, duke i dhënë jetë një ndeshje të luftuar edhe pse në pjesën e parë me fare pak raste shënimi e ku goditjet standarde u bënë mënyrë e preferuar e dy skuadrave për të impenjuar Rexhepin e Harizajn.

Momenti që zgjidhi sfidën erdhi në pjesën e dytë, kur Shkëmbi aktivizoi Skukën që ndryshoi marshin e ofensivës kryeqytetase. Pikërisht në pjesën e dytë edhën episodet që do të kishin patur nevojë për VAR. Në minutën e 66 Skuka pengohet në zonë, arbitri Koci duket se sheh mirë dhe e konsideroi lojë të rregullt, mes protestave kryeqytetese, por 3 minuta më pas situata del nga duart kur Skuka kontrolloi me dorë, pasoi për Haxhiun, i cili dhuroi asistin për Çinedun në golin që vendosi ndeshjen. Një tjetër episode i kontestuar, këtë herë penalizues për kryeqytetasit është prekja me dorë e Dumfur, në krosimin e Ibraimit, ndaj të cilës Koci lejoi lojën të vazhdonte, por që nervozoi jo pak dy skuadrat, që e mbyllën në tension. Dinamo ngjitet në 9 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë në renditje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *