• |
ide | kryesore

Vrasja në Fier dhe grabitja brutale në Nikël/ Nga PD akuzojnë qeverinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
skene



Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Nikël, ku familja e biznesmenit Nazmi Çangu ra pre e grabitjes, ndërkohë që vetë ai u dhunua prej tyre. PD përmes Ervin Salianjit shprehet se qeveria është e paaftë që të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve të vetë.

“Për fat të keq gjëndja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë!

Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit në Fier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesë e çdo lloj frike nga shteti!

Qeveria i përdor keta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojne gjithçka përtej imagjinatës!

Qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet

Qeveria duhet te mbaje pergjegjesi, krahas pasigurise social-ekonomike, shqiptaret sot nuk kanë as siguri publike!” – shkruan Salianji.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *