• |
ide | kryesore

Analiza/ Rama për “Politico”, si promovues i Ballkanit të Hapur

-Instant, Kryesore



Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë slloganin publicitar pro “Open Balkan” që shqiptoi për herë të parë në samitin e BE në Slloveni: “Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të vijë në BE, ndoshta BE-ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor”. Kështu ka shkruar ai në një shkrim në Politico.eu ku është rrekur të shpjegojë marëdhëniet e vështira të Bashkimin Europian me gadishullin tonë. Natyrisht që përmes kësaj shprehje që niset nga kontradiktat, moskoherenca dhe paaftësia e BE për të vijuar me procesin e zgjerimit, kryeministri shqiptar ka kërkuar që në pamundësi për të mbajtur premtimet, BE-ja duhet të japi ndihmë ekonomike për gjashtë vendet e rajonit. Sipas tij kjo ndihmë mund të jepet për të shmngur largimin e trurit, për të ndihmuar gjatë krizës energjitike dhe për të financuar disa projekte që tashmë kanë marë udhë.

Por, duket se thembra e Akilit qëndron në përkrhjen e planit të Beogradit për të çuar përpara “Ballkanin e hapur” qoftë edhe me tre shtete (Serbi, Shqipëri, Maqedoni) ndonëse Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi janë kundër. “Ne të tre e quajmë këtë përpjekje “Ballkani i Hapur” dhe është diçka që tashmë e kemi filluar duke zotëruar frymën dhe parimet e Procesit të Berlinit. Shpresojmë të fillojmë lëvizjen e lirë të mallrave në janar 2022 dhe të hapim kufijtë tanë deri në janar 2023. Dhe është e vetëkuptueshme që “Ballkani i Hapur” është i hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor sa herë që ata vendosin të bashkohen”, ka shkruar Rama në Politiko.

Lexo me tej:

Rama i kërkon pazar BE: “S’po na integroni, por mbështesni Ballkanin e Hapur”

Se çfarë kupton me mbështetjen e BE-së për këtë projekt ai e precizoi më qartë gjatë samitit të Ballkanit perendimor me BE-në në Bërdo. Aty në një nga fjalimet më kritike kundrejt BE-së që ka mbajtur një lider shqiptar, ai këkroi mbështetjen për “Open Balkan” në këmbim të premtimit të pambajtur për të vijuar me procesin e zgjerimit. 

“BE -ja mund të na ndihmojë duke mbështetur plotësisht nismën tonë për “Ballkanin e Hapur” i ka kërkuar ai liderëve europianë, të cilët gjithmonë kanë mbështetur Procesin e Berlinit si nismë gjithë përfshirëse.

Por Rama ka këmbëngulur se inisiativa e ndërmarrë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Tirana nuk ka pse të jetë e tillë, sepse në këtë rast do të mbetej peng i vetos dhe tekave të çdo shteti. “Ne thjesht duam të vazhdojmë punën pa u mbështetur në një mënyrë të vjetëruar dhe problematike të krijimit të konsensusit, kufizimet e të cilit janë të hapura për të gjithë për t’i parë. Open Balkan është një mekanizëm konkret, gjithëpërfshirës dhe i hapur për përmirësim, i cili do të përfitonte nga mbështetja e plotë e BE -së për të sjellë në ndihmë kontributin konstruktiv të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor” tha ai në fjalimin e fillim tetorit në Slloveni. 

Intervista/ Rama shpjegon “moskokëçarjen” për refuzimin e negociatave

Pra edhe njëherë në shkrimin për Politico.eu, kryeministri shqiptar, si flamurtar i mbrojtjes së projektit të padëshërueshëm për BE-në,  atij të ballkanit të hapur po këmbëngul ti kërkojë BE-së mbështetje për të si shkëmbim për moshapjen enegociatave dhe mungesën e progresit në rrugën e antarësimit. Deri më tani Bashkimi Europian nuk mbështet nismën Rama Zaev Vuçiç por procesin e berlinit. ndërsa tre vendet e tjera te Ballkanit perendimor, Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi nuk e përkrahin këtë nismë nga frika se “Ballkani i hapur” është qartësisht një integrim asimetrik. Produkti i përgjithshëm kombëtar i Serbisë është 50 përqind e produktit të përgjithshëm kombëtar të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Përderisa Serbia para së gjithash eksporton në vendet e rajonit, logjikisht ky integrim më shumë është i favorshëm për Serbinë.

©Lapsi.al

 

 

 



6 Comments

  1. Te gjitha lehjet qe ben ky hajdut, jane per konsum te brendeshem, per ti trguar qeneve qe ka per rreth se eshte trim i çartur, qe kritikon pa ja bere terr syri….Nuk eshte budalla; e di qe evropa nuk ja mer seriozisht , ose me qarte nuk e pjerdh dhe qe e ben qe ta degjojne qente e vet ne Shqiperi… Kaq per lehjet. Se sa e vertete eshte kjo vertetohet nga shperfillja qe i ben evropa ketj zagari. ..
    Ne tete vjet asnje ftese zyrtare e qeverive evropiane, asnje merdhenje, asnje bashkepunim asnje delegacion qeveritar te beje ndonje vizite ne ndonje vend te evropes dhe botes perendimore…zerro…..Asnje aktivitet evropian i artit (meqene se eshte artist i vjedhjes) asnje aktivitet sportiv evropian qofte ai kampionatit…. psh …kush e hedh peshtymen me larg……Te mos pretendojne pastaj te vje ndonje k/ minster per vizite zyrtare……..Aaaapo ka ftuar Macron, por ai ja ka dhjere , as pegjigje nuk ka denjuar ti jape…Do me o belul !??

  2. Një delirant i pandreqshëm, dhe të mendosh që Europianet kur lexojnë artikullin nëpër mediat prestigjoze të këtij kllufit mendojnë se do jetë ndonjë intelekual perendimor proeuropian, nuk e dinë në fakt që po hanë sapunin për djathë dhe kanë të bëjnë me një taleban me ego të semurë.

    ps: Kush i financon këto artikuj të shpeshtë?

  3. nëpër këto shina akuzash dhe kërcënimesh, Sali Berisha lëviz lirshëm, pasi është terreni që njeh më mirë dhe nëpër të cilin ka lëvizur për 30 vite me radhë kundër “armikut” të brendshëm në PD përmes përjashtimeve masive vit pas viti, dhe “armikut” të jashtëm, SHBA, ku vetëm me ambasadorin e parë , Rajerson ka pasur një marrëdhënie normale, që e prishi në fund të herës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *