• |
ide | kryesore

As Hysaj nuk shpëton, zbulohet prapaskena me Sarrin: i ka kërkuar skuadrës nëse donin “kokën” e tij

-Instant, Sport



Lazio në krizë i falet tani grumbullimit, siç nuk kishte ndodhur që nga 3 dhjetori 2018: edhe atëherë vendimi kishte ardhur pas një disfate në Bentegodi, por ishte Chievo, këtë herë ishte radha e Veronës për të hapur reflektimet në shtëpinë e bardhekaltërve. Shtatëmbëdhjetë gola të pësuar në nëntë ndeshje, hera e fundit e një britëshie të tillë difensive kishte ndodhur në kampionatin 1983/84. “Më vjen turp, nuk mund të vazhdojmë kështu: fitoni nëse impenjoheni, jo se quhesh Lazio. Është çështje mentaliteti para së gjithash”, këto janë fjalët (sipas Il Messaggero) që Sarri i ka thënë skuadrës në dhomat e zhveshjes pas 1-4 nga e cila skuadra kryeqytetase doli e dërrmuar.

Gjatë javës trajneri kishte punuar me mendjen e lojtarëve, madje edhe me intervista private, derisa ka arritur edhe të pyesë grupin, si një lloj provokimi, nëse ata donin “kokën” e tij. Tani në vend të kësaj ka ardhur koha e ‘shkopit’: “Nëse luani kështu do të thotë që nuk po hyj dot brenda jush, le të shikojmë njëri-tjetrin në fytyrë dhe të zgjidhim çdo problem”, këto janë arsyet që çuan në vendimin për të shkuar në grumbullim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *