• |
ide | kryesore

“Askush nuk na ka dominuar”: Daja merret me aspektin e vetëm që për momentin nuk ka rëndësi për Partizanin

-Instant, Sport



“Të vjen keq të humbësh një derbi me një penallti të tillë me lojtarë që janë të rinj, disa e kishin për herë të parë derbin, me një moshë mesatare shumë të re, qoftë ata të formacionit, qoftë ata nga stoli, për arsye edhe të mungesave që kishim. Por besoj që do të dalim nga kjo gjendje, mosmarrje rezultatesh, se në fund fare, asnjë nga ekipet nuk na ka dominuar”. Ilir Daja vazhdon ti shohë gjërat me mënyrën e tij, pavarësisht se në renditje nuk figuron ende asnjë fitore dhe me katër pikë, është më tepër pranë zonës së rënies nga kategoria se sa kreut.

Natyrisht mungesat kanë pjesën e tyre, por tekniku përvec kësaj ka edhe rezerva në lidhje me interpretimin e lojës që bëjnë mesfushorët e tij: “Po të shihni edhe qëndrimin e Malës 90 minuta, ishte arsyeja se ishte sulmuesi i vetëm që kishim në dispozicion ndaj nuk u ndërrua. Kur flasim për disa që bëjnë diferencën si Belica, Mala apo ndonjë tjetër, sigurisht që do të kërkonim më shumë që ndoshta një organizim më mirë në mesfushë mundej që Zhuniorin dhe Filipoviç ta shtynin më afër zonës së golit. Por Zhunior kthehet shpeshherë sepse mungon pasim i vertikal nga mesfushorët dhe shërbimet nga linjat anësore që duhet të jenë më sipër në marrjen e hapësirave”.

Optimizmi nuk i mungon Dajës, pavarësisht se për momentin cdo gjë shkon keq: “Kemi gjëra për të rregulluar por do të thosha vetëm për një pjesë të parë që Kukësi ishte dominues ndërsa në gjithë lojërat e tjera, në pjesën më të madhe të minutazhit kemi qenë ne që dominuam. Dhe kjo na jep shpresë që ndoshta rikuperimi i pikëve mund të na japë qetësi dhe të shkojmë aty ku pretendojmë me grupin që kemi – analizoi tekniku i Partizani -. Nëse ne nuk do të kishim bërë edhe gabim që bëmë sot, do të kishim shumë më tepër pikë. në pozicionin që kemi në renditje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *