• |
ide | kryesore

Avioni me drogë në Vermosh, identifikohen 2 shqiptarët që ishin në bord

Arkiva, Lajme, Të fundit

Janë identifikuar 2 shtetasit shqiptar që udhëtonin në avionin që u rrëzua disa ditë më parë në zonën e Vermoshit. Mësohet se identifikimi i tyre është bërë përmes shenjave të gishtave, ndërkohë që rrëzimi i avionit dyshohet se ndodhi për shkak të mbingarkesës, shkruan Report tv.


Avioni i modifikuar u rrëzua në Vermosh në datën 4 Tetor, dhe personat që ishin në të u larguan së bashku me disa çanta me një mjet foristradë.


Policia nuk i bën të ditur emrat e personave që ka identifikuar përmes ADN dhe shenjave të gishtave për arsye hetimi. Dyshohet se avioni është përdorur për transportimin e lëndëve narkotike, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës./ Report tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu