• |
ide | kryesore

Çështja ‘Becchetti’, PD padi në Gjykatën Kushtetuese për mosngritjen e Komisionit Hetimor

-Instant, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja Grida Duma kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit të Shqipërisë që rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e biznesmenit italian Francesco Becchetti. Në një deklaratë për mediat, Grida Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka frikë të hetojë këtë çështje, duke theksuar se PD do t’i shkojë deri në fund dhe do të luftojë që borxhin prej 120 mln euro që ka Shqipëria për këtë çështje, do e paguajnë shkaktarët e saj, dhe jo qytetarët.

“Kemi çuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese sa i përket hapjes së çështjes ‘Becheti’. Padyshim fitorja e parë e PD është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor sepse është e qartë se është një çështje e humbur. Është e qartë pse, sepse në dy dekada është traditë normale që kjo nuk ka nevojë për miratimin e asnjë force politike. Komisionet hetimore me ¼ e firmave të deputetëve mblidhen dhe kjo mjafton për të ngritur komisionin hetimor. Padyshim që PD nuk kënaqet dhe nuk mundet të ndalojë thjeshtësisht te një fitore publike dhe hapur qartë Rama ka frikë të hetojë sepse e di që është i dështuar, shkaktar dhe përgjegjës për 120 mln euro, arsyeja për të cilat komisioni hetimor ekziston megjithëse po vonohet por nuk pengohet plotësisht”, tha Grida.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *