• |
ide | kryesore

Deputeti i PD tregon si e kuptoi që plehrat kanë blerë mediat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Çështja e censurës në media është një temë që opozita e ngre shpesh si shqetësim, megjjithatë në “Drejt” në Tv Ora, deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se televizionet nuk e trajtojnë aferën e inceneratorëve. Ai tha se është në gjyq me Mirel Mërtirin, që është një nga përfituesit i inceneratorëve, së bashku me Klodjan Zoton dhe bashkëjetuesen e tij. Por mediat nuk e transmetojnë përballjen e tij me këta persona thotë Këlliçi.

“Ju dhe ndonjë televizion tjetër opozitar, keni kurajon që të bëni një emision për këtë temë të inceneratorëve, afera më e madhe në këto 8 vite. Sepse është e ndaluar në pjesën dërrmuese të televizione të tjera që të flasin për këtë temë. Unë vetë sot jam në gjyq me Mirel Mërtirin, që është një nga përfituesit i inceneratorëve, së bashku me Klodjan Zoton dhe bashkëjetuesen e tij. Jam kallëzuar për shpifje nga ata, ndërsa ne kemi bërë 3 kallëzime në SPAK si PD dhe nuk ka asnjë lëvizje, por mua më kanë thirrur 3 herë në seanca. Kur jemi në shkallët e gjykatës vetëm 2 televizione e japin si kronikë. Këtu tregohet se plehrat kanë blerë median dhe pushteti ka kapur çdo gjë” tha Këlliçi pa kaluar në emra të përveçëm.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *