• |
ide | kryesore

E fundit/ Priten të tjera ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit, në rang zëvendës drejtorash. Lajmi vjen nga burime brenda policisë dhe pritet të konfirmohet në një deklaratë nga vetë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Zëvendësimet: 

Ilir Proda nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Korçë shkon në të njëjtën pozitë në Elbasan.

Vendin e Prodes në Korçë e zë Ermal Muça.

Artur Shira nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Durrës shkon me të njëjtin post në Fier.

Ndryshime në rang zëvendes drejtorash priten në Dibër, Kukës, Lezhë etj, sipas Fax News.

Këto ndryshime në radhët e policisë së shtetit nuk janë të rastësishme, dhe as të parat në erën e re që po fryn me zgjedhjen e Gledis Nano në krye të drejtorisë së Përgjithshme.

Pak ditë më parë ai ndryshoi drejtuesit e policive në 12 qarqe të vendit, me përjashtim të Beratit, ndërkohë që ka dhënë mesazhe se askush nuk do të jetë i pazëvendësueshëm dhe të gjithë do të jenë në një provë. Gledis Nano ka kërkuar rezultate konkrete në luftën kundër krimit, por duket se ka shumë rrugë përpara pasi vetëm në ditët e fundit një vrasje mafioze ndodhi në mes të Fierit, dhe një biznesmen ra pre e grabitjes me dhunës në zonën e Niklës.



2 Comments

  1. Me keto ndryshime ka keni prere krahet krimit , shyqyr do biem ne qetesi tani. Po keto Jane levizje vari lesht , iken drejtori I Durresit ne Berat dhe vjen ai nga Korça ne Vlore, keto Jane transferime. Nqs do besh pune hiqi komplet 500 shefa dhe drwjtora sa Jane, vendos te rinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *