• |
ide | kryesore

Ed Sheeran rezulton pozitiv me Covid-19, zbulohet gjendja e tij shëndetësore

-Instant, Arkiva, Paparazzi



Këngëtari Ed Sheeran është izoluar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Artisti tha në një postim në Instagram se do të vazhdonte të jepte intervista dhe shfaqje që kanë qenë të planifikuara, por nga shtëpia.

“I kërkoj falje kujtdo që e kam zhgënjyer duke anuluar disa nga planet e mia,”– tha Sheeran.

Një nga planet e fundit të këngëtarit ishte publikimi i albumit të ri. Në postimin e tij, Sheeran tha: “Hej djema, një shënim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv me Covid, kështu që tani jam izoluar dhe po ndjek udhëzimet e qeverisë.

Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të vazhdoj me angazhimet personale, kështu që do të bëj sa më shumë intervista/shfaqje të planifikuara që mundem nga shtëpia.”

Sipas burimeve të “Page Six”, këngëtari Sheeran është në gjendje të mirë shëndetësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *