• |
ide | kryesore

Elton John gati të tërhiqet nga muzika

-Instant, Paparazzi, Slider



Elton John ka folur së fundmi në lidhje me planet e tij për të ardhmen dhe ka dhënë një lajm aspak të mirë për të gjithë fansat e tij.
Në një intervistë të dhënë për ‘NME’, John zbuloi se pasi të përfundojë turneun do të tërhiqet nga skena në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me familjen e tij.

“Për momentin unë përfundoj turneun supozohet në vitin 2023, në verë, kohë në të cilën do të bëhem 76 vjeç dhe kaq. Mezi pres ta bëj dhe të kaloj shumë mirë, të mbaroj dhe të them, ‘Jo më, jam mjaftuar’. Unë do të bëj regjistrime dhe do të bëj emisionin tim në radio, por sa i përket shfaqjeve unë kam pasur mjaft sukses. Unë dua të jem me familjen time. Dua të jem me djemtë e mi. Do të jem akoma krijues, por nuk dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës sime duke fluturuar këtu apo atje”, rrëfeu këngëtari.

Së fundmi, John ka shënuar arritjen e radhës me këngën e fundit “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me Dua Lipën.
Mjaft e lumtur për këtë, Dua ka bërë një postim në Instagram, ku shprehu gjithë gëzimin që i kishte dhuruar ky sukses.
“Numër 1 në Britani – Cold Heart me Elton John. Të ndaj këtë moment me heroin tim muzikor dhe mikun e dashur do të thotë gjithçka për mua !! Çfarë dite dhe udhëtimi magjik ka qenë ky. Faleminderit dhe ju dua”, ka shkruar Dua në postim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *